Muharrem Salihu: Medvegja duhet të jetë prioritet për institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë /video/

0

 

Medvegja duhet të jetë prioritet për institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të bëjmë projekte konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë komunë tha Muharrem Salihu, presidenti i kompanisë AFEDS gjatë takimit që pati me gratë e suksesit të Albanian Excellence në Medvegjë.

Salihu ka dhënë informacione të detajuara për pozitën e shqiptarëve në Medvegjë dhe problemet me të cilat ata përballen çdo ditë ata.

Albanian Excellence, Muharrem Salihun e ka shpallur personalitet që ka bërë histori suksesi gjatë vitit 2019 në komunën e Medvegjës duke i dhuruar medalje dhe certifikatë. Vlen të theksohet se Salihu ka bërë investime kapitale në këtë komunë duke hapur fabrikën e çorapeve Medinvest mundësi kjo punësimi për shqiptarët e atjeshëm.

Gjatë deklaratës për media drejtoresha e Albanian Excellence, Flora Nikolla ka konfimuar se gratë në kuadër të kësaj qendre kanë shprehur gadishmërinë e tyre që të krijojnë ura bashkëpunimi për projekte të përbashkëta që do të realizohen vitin vijues edhe në komunën e Medvegjës.

Zonja Nikolla poshtu për portalin preshevacom ka thënë se duhet nderuar bashkëkombasit tanë të cilët nga cepe të ndryshme të botës ku ata veprojnë e punojnë kthehen në vendlindjen e tyre dhe investojnë.

Presidenti i AFEND, Muharrem Salihu ka përshëndetur vizitën e grave të Albanian Excellence në Medvegjë duke e vlerësuar si event shumë domethënës për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë.

Salihu është shprehur i gatshëm që gjatë vitit 2020 të mbështes nismat e qendrës Albanian Excellence për aktivitetet që do të bëhen në Medvegjë.

Delegacioni i Albanian Excellence gjatë qëndrimit të Medvegjë kanë vizituar edhe fabrikën e çorapeve Medinvest të cilat janë ndarë mjaftë të kënaqura me që në këtë kompani janë të punësuara shumica punëtore femra./presheva.com/

PËRGJIGJU