NLB Banka sot prezantoi produktin më të ri në tregun bankar

0

 

NLB Banka sot prezantoi produktin më të ri në tregun bankar të Kosovës, “NLB Pay – Kuleta digjitale”, aplikacion në telefonin mobil, i cili mbështet të gjitha kartelat e brendit Mastercard.

Ky produkt unik në tregun kosovar lejon klientët e NLB Bankës të ekzekutojnë pagesat e tyre në terminalet POS në vend dhe jashtë vendit përmes telefonit mobil i cili zëvendëson kartelat fizike.

Kryetari i Bordit udhëheqës të NLB d.d në Lubjanë, Blazh Brodnjak shprehu kënaqësinë që NLB Group, si lider rajonal, lansoi kuletën digjitale NLB Pay edhe në tregun e Kosovës, gjithmonë me synim që të ofrojë shërbimet dhe produktet më të mira për klientë në tregjet ku vepron.

Brodnjak paralajmëroj se nga viti i ardhshëm klientët mund të hapin  edhe llogari bankar dhe shërbime të tjera përmes telefonit.

Ndërsa, kryetari i Bordit udhëheqës të NLB Bankës sh.a, Prishtinë, Albert Lumezi, me këtë rast tha se ndihet krenar që janë të parët në tregun e Kosovës për t’iu mundësuar klientëve të bëjnë pagesa përmes telefonit mobil.

Sipas tij, aplikacioni NLB Pay ofron mënyrën më moderne, më të lehtë dhe më të sigurt të pagesës për të gjithë klientët e Bankës që përdorin telefon të mençur.

Fjalë rasti kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e Mastercard dhe Bankart të cilët ishin pjesëmarrës të projektit, duke treguar rëndësinë e projekteve të tilla që sjellin risitë bankare në tregun tonë.

Ku aplikacion ofron nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë për përdoruesit e kartelave duke i mbrojtur ata në çdo kohë dhe kudo që paguajnë.

NLB Banka të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje, ua ofroj mundësinë që të paguajnë me telefon përmes aplikacionit NLB Pay  donacion në dobi të HANDIKOS në përkrahje të personave me nevoja të veçanta. Shuma e paguar nga të pranishmit do të dyfishohet me donacion nga NLB Banka, në vazhdën e përgjegjësisë koporative dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë.

PËRGJIGJU