Abetarja mbarëkombëtare në mesin e librave falas që janë shpërndarë në shkollat e Preshevës

0

 

Abetarja mbarëkombëtare në mesin e librave falas që janë shpërndarë në shkollat e Preshevës.

Lidhur me këtë aktivitet kabineti i kryetarit të komunës kanë postuar një shkrim në faqen zyrtare fb në të cilën thuhet:

Pasi arritëm të sigurojmë shumë tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit tanë, në mesin e tyre është edhe Abetarja mbarëkombëtare.

Duke e konsideruar rëndësinë e madhe që ka ky libër për filloristët tanë, Komuna e Preshevës vendosi që për këtë vit shkollor të gjithë filloristëve të Komunës sonë, t’ua sigurojmë Abetaren, si libër të parë në mësimin e shkronjave të alfabetit tonë.

Abetaret për klasën e parë janë shpërndarë në komplet Shkollat në Komunën e Preshevës duke përfshirë të gjithë shkollat: Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë bashkë me paralelet e ndara Tërrnavë, Norcë, Zhunicë, St Herkurdhorë, Shkolla fillore : Abdulla Krashnica- Miratoc, Shkolla Fillore: Selami Hallaçi -Rahovicë, Shkolla fillore: Dituria- Corroticë dhe Bukuroc, Shkolla fillore: Zenel Ajdini- Raincë, Shkolla Fillore: 9 Maji -Leran, Ashanët, Geraj, Bushtran. Shkolla Fillore: Migjeni- Caravajkë, Ilincë./presheva.com/

PËRGJIGJU