AK-PSD: Epilogu i zgjedhjeve të 6 tetorit tanimë dihet, të tjerët po garojnë për vendin e dytë

0

 

Është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit Zgjedhor të koalicionit AAK-PSD, i kryesuar nga shefi i shtabit, Nazim Gagica, bashkë me kryetarë të nëndegëve, dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani; Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Bajram Hasani, Magbule Shkodra dhe Besa Baftiu, në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndryshimit të madh që do të ndodh me 6 tetor, po i paraprin rrita e përditshme e përkrahjes për konceptin 100% shtet, për Ramush Haradinajn për kryeministër të Republikës, dhe për ekipën e cila është alternativë për zhvillimin e Kosovës.

Ndryshe, kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, do ta vizitoj Gjilan të dielen me 22 shtator nga ora 18:00. Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU