Nisin punimet në Urën e Dobërçanit

0

“E gjatë 35 metra, me gjerësi prej 6 metra, me infrastrukturë përcjellëse si trotuare, kosto e së cilës është 225 mijë euro… Ky është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit”, ka shkruar në profili ne tij Rexhep Kadriu zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transport.

Postim i plotë:

Sot, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça, anëtarin e Kuvendit Komunal në Gjilan, Ibish Ibishi, dhe kryetarin e Këshillit Lokal, Nexhat Ibishi, morëm pjesë në fillimin e punimeve në Urën e Dobërçanit.

E gjatë 35 metra, me gjerësi prej 6 metra, me infrastrukturë përcjellëse si trotuare, kosto e së cilës është 225 mijë euro.

Kjo urë, tani e sa vite ka paraqitë probleme të mëdha për banorët e Dobërçanit, fshat ky model për organizim dhe ruajtje të ambientit.

Ky është investim i ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

PËRGJIGJU