Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Zemrës

0

 

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Zemrës. Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë, është bërë matja e tensionit arterial të kalimtarëve të rastit.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura informative për përkujdesjen ndaj sëmundjeve të zemrës. Ekipi i QKMF-së së Vitisë gjithashtu ju ka dhënë këshilla shëndetësore qytetareve.

Drejtoresha e kësaj qendre Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se Komuna e Vitisë, vazhdimisht ka shënuar me aktivitete të ndryshme ditët si kjo me qëllimin më të mirë që qytetarët të jenë të njoftuar mbi sëmundjet e ndryshme./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU