Sunday, October 17, 2021
Ballina Sport Abazi publikon listën, ja kë e ka ftuar për ndeshjet kualifikuese

Abazi publikon listën, ja kë e ka ftuar për ndeshjet kualifikuese

0

 

Kombëtarja e Kosovës U17 prej 6 deri më 12 tetor do të marrë pjesë në kualifikimet e Kampionatit Evropian “Izraeli 2022”.

Dardanët U17 janë të përfshirë në Grupin 9 kualifikues, së bashku me Slloveninë, Ishujt Faroe dhe Austrinë. Kjo e fundit është edhe organizatore e ndeshjeve të këtij grupi.

Përzgjedhësi Arsim Abazi ka finalizuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për këto kualifikime. Kombëtarja U17 të dielën dhe të hënën do të mbajë stërvitje në Hajvali, derisa më 5 tetor udhëton në Austri.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 6 tetor kundër Austrisë, në Traiskirchen, në orën 18:30.

Më pas takohet me Slloveninë më 9 tetor në orën 11:00 në Lindabrunn, derisa në të njëjtin qytet më 12 tetor e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here