Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Grabitja’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’, Një (1) aktakuzë kundër një…

Read More

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët e Komunës së Novobërdës Të nderuar konsumatorë, Pas reshjeve të fundit të shiut, kemi vërejtur një ndryshim në cilësinë e ujit në stacionin e pompimit në Makresh. Për shkak të kësaj, është evidentuar një ngritje e turbullirës së ujit. Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve të Komunës së Novobërdës dhe fshatrave përreth saj, të mos e përdorni ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Kjo rekomandohet për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për shëndetin tuaj dhe familjarët tuaj. Ne jemi në vazhdim duke monitoruar situatën dhe po punojmë për të zgjidhur këtë…

Read More

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur aksidente trafiku e janë shqiptue tiketa gjobitëse të trafikut rrugor për ngasësit e automjete që kanë shkelur ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor. Sipas raportit të fundit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë regjistruar 51 aksidente trafiku, prej tyre 21 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 82 tiketa gjobitëse./GJILANI INFO/

Read More

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është bërë hapja e Festivalit garues të Teatrove Amatore në Kamenicë, me shfaqjen “Vëllazëri e Interes” e përgatitur nga Teatri Amator “Aleksandër Moisiu” në Kamenicë. Një temë sociale e prezantuar nëpërmjet aktorëve të mrekullueshëm, tërhoqi një numër të madh qytetarësh për ta parë shfaqjen. Festivali vazhdon edhe për gjashtë ditë të tjera, me shfaqje nga shumë teatro nga trevat shqiptare./GJILANI INFO/

Read More

“Komuna e Gjilanit, po vazhdon me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve. Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet”, thonë drejtuesit e komunës. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se mbi 1200 metra gjatësi janë pastruar në shtratin e lumit Përlepnica. “Jemi duke vazhduar masat preventive për parandalimin e vërshimeve. Për më shumë se 2 vjet nuk ka pasur vërshime”, tha Hyseni. Ai shtoi se ky angazhim e punë po bëhet si preventivë, ndërkohë janë qindra e miliona euro dëme të evituara. Edhe drejtori Bejtullah Osmani, tha se kanë bërë…

Read More

Njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Rrugën “Ali Hajdari” Të nderuar konsumator, Me këtë njoftim, iu informojmë se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Rrugën “Ali Hajdari” për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit. Ekipet tona teknike janë në terren duke identifikuar dhe riparuar defektin, andaj, ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së furnizimit me ujë. Jemi të përkushtuar që të kthejmë furnizimin me ujë të pijshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Read More

Sipas statistikave policore, njoftohet se brenda 24 orëve, në tërë territorin e Kosoves janë shqiptuar 1 mijë e 82 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 30 me dëme materiale. Nderka , brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Në universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, është mbajtur sesioni informues “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV i cili është një program i bursave për studime master, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. Përfaqësuesit e Cell Scheme para studentëve të UKZ-së thanë se programi është një mundësi unike dhe bursa ofron financim të plotë për studentët e rinj kosovarë të fushave të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira që gjenden…

Read More

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Drejtorisë për Arsim në Gjilan dhe shoqatës Shoqata Profesionale e Informaticientêve të Kosovës, e cila do të realizoj një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve në fushën e teknologjisë dhe kodimit. Albana Demiri, drejtoresh e Arsimit në Komunën e Gjilanit, tha se aktivitetet që do të realizohen në shkollat tona janë ofrimi i trajnimit për të gjithë mësimdhënësit e Komunës; Organizimi i sesioneve trajnuese për mësimdhënësit dhe stafin e shkollave për të përvetësuar konceptet bazë të kodimit dhe mënyrat e integrimit të tyre në mësimdhënie. Atrivitet tjetër sipas saj ështën edhe sigurimi i materialeve…

Read More

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoi të pranishmit rreth vlerësimit të fundit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në Kuvendin Komunal të Vitisë, të cilët kryesisht kishin kaluar edhe në këtë komitet. Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu. Në këtë mbledhje është diskutuar në veçanti…

Read More