Ballkani ngrin Drenicën, s’ndalet Gjilani

0

 

Ballkani dhe Gjilani nuk kanë gabuar në sfidat e sotme duke triumfuar në Skenderaj përkatësisht në Gjilan.

Skuadra e Bekim Isufit mori pikët e plota në udhëtim kundër Drenicës, duke triumfuar me rezultat 0-1.

Fitorja ishin tejet të rëndësishme për të dyja skuadrat dhe kjo bëri që lufta në fushë të jetë e madhe e nganjëherë tensionet saj zhvendoseshin edhe jashtë vijave, megjithatë në fund gjithçka u mbyll pa telashe të mëdha.

Mbrojtësi Bajram Jashanica në minutën e 50-të shënoi golin e fitores për Ballkanin.

Në takimin tjetër pa shumë telashe ka fituar Gjilani që e ka mposhtur Malishevën me rezultat 3:1.

Proghni, Razak dhe Dabiqaj shënuan për skuadrën e Ismet Munishit, derisa golin e vetëm për Malishevën e realizo Hasan Hyseni.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here