Berisha: Nga viti i ardhshëm duhet të tregojmë se kush është Kosova

0

 

Kosova e mbylli fazën kualifikuese të Kupës së Botës me rezultat 1-1 si mysafir i Greqisë.

Mesfushori 28-vjeçar shpreson që paraqitjet e tilla si ndaj Greqisë, të vazhdojnë edhe në takimet e tjera, ato të vitit të ardhshëm.

“Kemi mundur të dalim me fitore, kemi pasur raste. Në këtë mënyrë treguam vullnetin për ta fituar ndeshjen dhe që jemi skuadër që nuk dorëzohemi deri në fund. Edhe Aro Muriq ka bërë disa pritje, por nëse shohim rastet e fundit, besoj që kemi mund ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Berisha.

“Kemi biseduar para ndeshjes, që është e fundit dhe që duhet të shkojmë 100% . Nga viti i ardhshëm duhet të tregojmë se kush është Kosova”.

“Kemi pasur dy vite të vështira, duhet të nisim prej zeros dhe shpresojmë që lojtarët të janë mirë më shëndet dhe të luajnë në ekipet e tyre, që të japim maksimumin”.

“Besoj që e kam dhënë maksimumin tim dhe kemi treguar një ndeshje të mirë”, ka theksuar Valon Berisha”, përfundoi mesfushori.

Kosova e përfundon aventurën kualifikuese në Kupën e Botës në vendin e pestë me pesë pikë në Grupin B, me Spanjën si lider me 19 pikë, Suedia me 15, Greqia me dhjetë dhe Gjeorgjia me shtatë sosh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here