Çmimi i prodhimit së energjisë elektrike në Kosovë brenda tre muajve rritet për 13.4 për qind

0

 

Çmimi i energjisë elektrike dhe gazit gjatë tremujorit të tretë të 2021-së është rritur për 13.4 për qind, ndërsa brenda një viti për 17 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), tremujori i tretë 2021“, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se IÇP është ngritur për 4.4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit aktual.

“Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Prodhimit në Kosovë u ngrit për 4.4 për qind në tremujorin e tretë 2021, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Ngritje më të mëdha vërehen te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar me 13.4 për qind, prodhimi i mobilieve me 7.2 për qind, prodhimi i metaleve me 5.3 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike me 4 për qind, prodhimi i makinerisë me 3.4 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit me 2.9 për qind, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës me 2.3 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo-metalike me 1.1 për qind, nxjerrja e xehes së metalit me 0.7 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore me 0.7 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 0.3 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te prodhimi i pijeve dhe i mjeteve të transportit.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, ndryshimet tremujore dhe vjetore në përqindje | Burimi: ASK

Krahasuar brenda një viti, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 6.9 për qind, ku energjia elektrike u rrit për 17 për qind.

“Krahasuar tremujorin e tretë 2021 me tremujorin e tretë 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 6.9 për qind. Ngritje më të mëdha vërehen te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me 12.1 për qind, prodhimi i mobilieve me 9 për qind, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve me 4.7 për qind, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës me 4.7 për qind, nxjerrja e xehes së metalit me 4.2 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike me 4.1 për qind, prodhimi i makinerisë me 3.7 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo-metalike me 2.6 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve me 2.5 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore me 1.3 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me 0.7 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj me 0.4 për qind dhe prodhimi produkteve kimike me 0.3 për qind.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të prodhimit të lëkurës dhe produkteve prej saj me 3.3 për qind, xeheroret dhe guroret e tjera me 0.8 për qind, prodhimi i pijeve me 0.2 për qind dhe prodhimi i mjeteve të transportit me 0.1 për qind. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here