Dr. Merita Emini-Sadiku nga Presheva, emërohet ud. drejtoreshë në Endokrinologji

0
Specialistja Merita Emini-Sadiku është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Klinikën e Endokrinologjisë.
Dr. Merita Emini-Sadiku është me origjinë nga Presheva ndërsa jeton dhe vepron në Prishtinë. Ajo është interniste-endokrinologe, kuadër që ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit dhe një ndër endokrinologet e para në Kosovë.
Mjekja preshevare veçohet ndër stafin akademik të Fakultetit të Mjekesisë në Universitetin e Prishtinës.
Dr.sci. Merita Emini- Sadiku dallohet nga përvoja klinike shumë vjeçare, puna e saj karakterizohet me punimet e shumta si autore e një numri të konsiderueshëm të revistave të indeksuara ndërkombtarisht.
Ndërkaq menaxhmenti i SHSKUK-së ka marr vendim për emërimin e Dr. Merita Emini-Sadiku në pozitën e ushtrueses së detyrës. Emini-Sadiku është specialiste e endokrinologjisë dhe do të udhëheq klinikën deri në përzgjedhjen e drejtoreshës së re sipas konkursit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here