Drita ndanë rrugët me Erion Vucaj

0

 

Drita ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj.

Faqja zyrtare e skuadrës së Dritës ka njoftuar për shkëputjen e marrëveshjes me mesfushorin.

NJOFTIMI

FALEMINDERIT ERJON VUCAJ

Klubi jonë, FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj.

Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN.

Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe fitoi titullin kampion me ne në edicionin 2019/20.

Klubi jonë, FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë.

Paç fat VUCAJ

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here