Emërohen drejtorët që do të përbëjnë qeverinë komunale të Komuna e Vitisë

0

 

Edhe zyrtarisht, sot janë bërë të ditur emrat që do të përbëjnë qeverisjen lokale në Viti, si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LDK-së e PDK-së.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e parë me këshillin e ri të drejtorëve. Me këtë rast kryetari Haliti, ka kërkuar nga drejtorët e sapo emëruar që të punojnë me përkushtim të plotë në interes të qytetarëve vitias, pasi që për këtë edhe ata janë zotuar në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Ai poashtu tha se programi qeverisës është premtues dhe se përbërja e re e drejtorëve karakterizohet me 50 % të gjeneratës së re, ku është respektuar edhe përfshirja e gjinisë femërorë.

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, ka uruar drejtorët dhe u ka premtuar bashkëpunim të ngushtë me institucionin që ai drejton, e njëkohësisht ka kërkuar nga drejtorët që të kenë bashkëpunim të ndërsjellët që do të rezultojë në qeverisje të mirëqenë për qytetarët e komunës së Vitisë, në përgjithësi.

Përndryshe, komuna e Vitisë, do ti ketë 10 drejtori komunale dhe në mesin e tyre, janë ish-kryesues të kuvendit, ish zv.ministre e Qeverisë dhe kuadro profesionale.

Drejtoria e Arsimit, Fatbardha Emini – Master e Juridikut
Drejtoria e Administratës, Skënderbe Hebibi- Inxhinier i Ndërtimtarisë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira- Inxhinier i Gjeologjisë
Drejtoria për Shërbime, Publike dhe Emergjencë; Basri Aliu, Inxhinier i Gjeologjisë
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; Merrushe Ahmeti- Sociologe
Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim; Besnik Imeri- Master i Ekonomisë
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport; Valmir Sahiti- Ekonomist
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë; Majlinda Ostrogllava- Master i Juridikut
Drejtoria e Inspeksionit; Adnan Ymeri- Master i Juridikut
Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit; Visar Demiri- Master i Shkencave Politik. /GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here