Gjilan: Arrestohen tre persona për posedim të substacave narkotike

0

 

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar tre persona shtetas të Kosovës për posedim të substancave narkotike, bëhet e ditur nga raporti 24 orësh të kësaj policie.

Sipas raportit në fjalë, në rastin e parë janë gjetur e konfiskuar 3.10 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, në rastin e dytë 0.74 gr. substancë e dyshuar narkotike poashtu e llojit marihuana dhe në rastin e tretë 0.77 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit të njejtë me rastet e përmendura.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, kurse rastet kanë vazhduar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here