Hashani: Për 11 ditë janë shqiptuar 1552 gjobitje

0

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka vazhduar me aksione për identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm me synim që të parandaloj aksidentet në komunikacionin rrugor, bëri me dije sot zëdhënësi Ismet Hashanië

Sipas tij, aksioni po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Njësitët e Stacioneve Policore në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Gjilanit.

“Patrullat e policisë nëpër lokacione të ndryshme, identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtësve, sipas ligjit të komunikacionit rrugor në fuqi”, ka thënë ai.

Bëhet me dije se në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale, përfshirë këtu edhe shtatë stacionet policore, nga data 01-11 Janar 2022, kanë shqiptuar këto kundërvajtje:

Lloji i kundërvajtjeve për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së kufizuar, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, kalimi i afatit të regjistrimit mospërdorim i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mungesë e posedimit të pajisjeve dimërore si dhe kundërvajtje tjera të ndryshme bazuar në ligjin e trafikut rrugor.

Dhe për këto kundërvajtje gjatë kësaj periudhe kohore në total janë shqiptuar 1552 gjoba.

Togeri Ismet Hashani ka thënë se Policia e Kosovës krahas kontrolleve në komunikacionin rrugor vazhdon edhe me aktivitete të përbashkëta me inspektorët kompetent për zbatimin e Ligjit nr. 07/L- 006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga data: 01-11 Janar 2022 në Drejtorinë Rajonale, Gjilan janëshqiptuar 815 gjoba ndaj personave fizik dhe juridik të cilët nuk kanë zbatuar këto masa.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, do të vazhdojë me shtimin e aktivitete në komunikacionin rrugor dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 edhe në ditët në vijim”, tha ai.

Ndërkaq e njejta ka apeluar të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe masat kundër Covid-19, e po ashtu ka ftuar qytetarët për të bashkëpunuar me policinë duke e njoftuar për rastet kriminale dhe kundërvajtëse në stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjitalë, -‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038/50 80-7095, duke siguruar se të dhënat e do të jenë konfidenciale./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here