Haziri përgëzon shoqatën kulturore “Gilan” për aftësimin profesional në rrobaqepësi të 530 grave

0

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar të premten shoqatën kulturore Gilan, ku është pritur nga drejtoresha ekzekutive, Filiz Sllamniku.

Sllamniku e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe të ofruar ndaj kësaj shoqate, e cila ka aftësuar 530 gra në rrobaqepësi.

Ndërkaq, kryetari Haziri ka thënë se Komuna do të vazhdojë mbështetjen për këtë shoqatë edhe në mandatin e ri.

“Shoqata kulturor Gilan është shembulli më i mirë për aftësimin profesional në rrobaqepësi të 530 grave dhe që të gjitha janë punësuar apo kanë hapur lokale. Zotohem për mbështetje ndaj kësaj shoqate edhe në mandatin e ri. Falëmnderit për bashkëpunimin drejtoreshës ekzekutive, Filiz Sllamniku!”, ka thënë Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here