Humb jetën mërgimtarja 11-vjeçare, teksa po kthehej në shtëpi me biçikletë

0

 

U godit nga një furgon, duke lënë në gjendje kome për sa ditë

Mërgimtarja 11-vjeçare me inicialet E.B., e cila jetonte në Padova të Italisë, tek po kthehej në shtëpi, duke lëvizur me biçikletën e saj, u godit nga një furgon, duke lënë në gjendje kome për sa ditë në spitalin intensiv në Padova, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se aksident i rëndë ka ndodhur në Reschigliano, ku si pasojë një 11-vjeçare shqiptare ka humbur jetën. Vajza e vogël u shtrua në spital në kujdesin intensiv pediatrik në Padova, në gjendje shumë të rëndë, duke konstatuar procesin e vdekjes së trurit.

Mediat italiane shkruajnë se ajo po kthehej në shtëpi me biçikletë, ndërsa u përplas nga një furgon tip Mercedes, i drejtuar nga një 36-vjeçar. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here