I caktohet masa e sigurisë të pandehurit me iniciale E. F.

0

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të
pandehurit E. F.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një
motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale,
pastaj në orët e vona kanë shkuar tek motel.

Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me
Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se
është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të
lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarrë./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here