Kamberi reagon pas videos ku zyrtarë të Serbisë i thurin vargje gjenocidit

0

 

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas videos ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke kënduar këngë ultranaciobnaliste e duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Kamberi ka shkruar në Facebook se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, ka shkruar Kamberi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here