Kamenicë: Edhe këtë vit vazhdon subvencionimi për nënat që lindin fëmijë

0

 

Në komunën e Kamenicës edhe këtë vit vazhdon subvencionimi për nënat që lindin fëmijë, në shumë prej 200 eurosh.

Ndërkaq për të aplikuar, prindërit duhet t’i plotësojnë këto kritere: Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe banorë të Komunës së Kamenicës.

Kurse dokumente të domosdoshme për të aplikuar janë: Leternjoftimi i prindërve; Ekstrakti i lindjes së fëmijës; Certifikata e vendbanimit të prindërve; Certifikata e Kurorës (prindërve të kurorëzuar).

Ndërkaq për të pakurorëzuarit: Deklarata e bashkësisë familjare; Për prindin vetëushqyes Deklarata e bashkësisë familjare;  si dhe Konfirmimin e llogarisë bankare të njërit prind.

Pagesa bëhet për çdo fëmijë individualisht,kurse afati i aplikimit zgjat tre muaj nga dita e lindjes së fëmijës./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here