Kapet shqiptari me 7.6 kg heroinë dhe 111 kg materie për përpunim të drogës

0

 

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e shitjes në rrugë e mallit të sekuestruar është disa qindra mijë franga

Pas hetimeve të gjera, policia e kantonit të Solothurnit ka arrestuar pak ditë më parë në Luterbach një person të dyshuar për tregti me drogë.

Autoritetet i kanë sekuestruar 33 vjeçarit nga Shqipëria gjithsej 7.6 kilogramë heroinë dhe rreth 111 kilogramë diluent (materje për përpunimin e drogës), shkruan sda.ch.

Policia ka gjetur në ambientin ku ndodhej i arrestuari edhe 100 gramë kokainë dhe disa mijëra franga, para të gatshme, transmeton albinfo.ch.

Policia e kantonit të Solothurnit ka njoftuar të premten se me materjen e përmendur përpunuese të sekuestruar mund të ishin prodhuar rreth 220 kilogramë heroinë të cilësisë që shitet rrugëve.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e mallit të sekuestruar është disa qindra mijëra franga.

Me këtë rast është arrestohet 33-vjeçari shqiptar i cili po qëndronte ilegalisht në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ai tani ndodhet në paraburgim.

(Foto: KAPO Solothurn)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here