Komuna e Vitisë merret si model për integrimin në Agjendën 2030 në forumin e lartë politik

0

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti do të merre pjesë në forumin e lartë politik me titull “ Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë. Me këtë rast do të prezantoj para të pranishmeve rezultatet konkrete në lidhje me procesin e mbledhjes së të dhënave nga grupet tematike për qasjen gjithëpërfshirëse në nivel lokal, shkëmbimin e njohurive, historinë e suksesit dhe përfitimet nga bashkëpunimi i tyre.

Përndryshe komuna e Vitisë në kuadër të Agjendës 2030 ka një bashkëpunim ndërinstitucional me komunën Kirchhain në Hessen të Gjermanisë, kurse fshati Smirë me fshatin Kleinselheim nga kjo komunë me të cilën partneriteti është kurorëzuar me realizimin e projekteve të ndryshme në të dyja anët.

Komuna e Vitisë është pjesë e kësaj agjende që përfshinë 17 objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që janë miratuar në vitin 2015 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ndërkaq bëhet me dije se ftesa ka ardhur në emër të Institutit për Politika Zhvillimore dhe Asociacionet të Komunave kurse forumi në fjalë do të mbahet ka fundi i këtij muaji në Prishtinë./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here