Kryeparlamentarja Nikolla: Të shqetësuar me pasivizimin masiv të vendbanimeve shqiptare në Serbi

0

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesit politik të Medvegjës, Muharrem Saliu, ka shprehur vullnetin e saj për të mbështetur shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Ajo në këtë letër thotë se shumë shpejt do të zhvillohet një takim, me ç’rast do të njoftohet më gjerësisht për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

“Lexova me vëmendje çështjet në lidhje me shqetësimet Tuaja dhe aktivistëve kombëtarë për nevojën e mbështetjes më të madhe të zhvillimit dhe të garantimit të të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Dëshiroj t’Ju siguroj se jam maksimalisht e përkushtuar dhe do të kontribuoj e do të bëj më të mirën për të rritur bashkëpunimin e Kuvendit si dhe institucioneve të tjera të Shqipërisë me shqiptarët e Luginë së Preshevës”, shkruan Nikolla. /Telegrafi/

Letra e plotë e kryetares së Kuvendit te Shqipërisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here