Lyoni dëshiron ta largojë Xherdan Shaqirin vetëm katër muaj pas transferimit

0

 

Lyon dëshiron ta shesë yllin shqiptar, Xherdan Shaqirin, vetëm katër muaj pas nënshkrimit të tij nga Liverpooli.

Skuadra franceze e solli Shaqirin në klub në muajin gusht, duke i paguar 9.5 milionë funte Liverpoolit për nënshkrimin e mesfushorit të gjithanshëm sulmues.

Megjithatë, reprezentuesi zviceran nuk ka arritur ta gjej formën më të mirë te klubi nga Ligue 1.

Sipas mediumit L’Equipe, Lyoni dëshiron të largojë Shaqirin pas vetëm 13 ndeshjeve me ngjyrat e klubit të tyre.

Forma e tij jo e qëndrueshme dhe vetëm një gol me fanellën e tyre ka bërë Lyonin të vendos se janë të gatshëm ta lënë atë të largohet.

Njëra nga arsyet e largimit të Shaqirit është edhe paga e lartë, pasi gjilanasi nënshkroi kontratë trevjeçare deri në vitin 2024 me vlerë 300 mijë funte në muaj.

Duke pasur parasysh çështjet financiare të klubit, transferimi i tij mund të jetë një lëvizje e kujdesshme për skuadrën e Peter Bosz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here