Me AKR-në në qeverisje komunale, qytetari do t’i ndjejë dhe sheh ndryshimet në ato drejtori ku udhëheqim ne

0

 

Shpalosja e vizionit, programit të AKR-së, po bëhet në çdo lagje e fshat të qytetit. Sot ishim në takim me qytetarët e lagjes Arbëria, e iniciuar nga kandidati për Asamble Komunale Qëndrim Sahiti.

Para të pranishmëve Qëndrimi, i trajtoj çështjet me të cilat ballafaqohet kjo lagje, dhe se cilat janë nismat e tij të para në Kuvend Komunal në qoftë se fiton si asamblist, e që janë infrastruktura, ndriçimi publik, trajtimi i ujërave të zeza, dhe rikthimi i gjendjes së parkut në Arbëri siç ka qenë në fillim.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Bartësi i Listës Arianit Ibrahimi, ku u zotua se çdo breng, shqetësim i qytetarëve, do të trajtohet me seriozitetin ma të lartë në Kuvend Komunal, dhe se asnjë çështje, zotim i yni para qytetarëve s’do të mbet pa u ngritë si çështje nga përfaqësuesit tanë. Me AKR-ën në qeverisje komunale qytetari do ti ndjejë dhe sheh ndryshimet në ato drejtori ku udhëheqim ne.

Në një fjalë rasti pati edhe Shefi i Shtabit Gëzim Ibrahimi, ku e përgëzoj Qëndrimin për fushatën dinjitoz që po e bënë, dhe pikat me të cilat thirret se do ti ketë prioritet si kandidat për kuvend komunal.

AKR Dega në Gjilan, dëshmoj në vazhdimësi përgjatë gjithë fushatës se ka kandidatët ma të përgatitur dhe profesional për legjislaturën e ardhshme të kuvendit komunal.

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here