Messi rezulton pozitiv me Covid-19

0

 

Lionel Messi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe lajmin e ka konfirmuar klubi i tij Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas do të mungojë në ndeshjes e radhës së PSG kundër skuadrës së Vannes në Kupën e Francës.

Messi u rikthye në Argjentinë për Krishtlindjet, dhe që nga ajo kohë e ka kontraktuar virusin së bashku me tre bashkëlojtarë të tjerë.

“Katër lojtarët që kanë testuar pozitivë me Covid-19 janë Lionel Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Momentalisht ata janë në vet-izolim në bazë të rregullave kundër Covid-19”, shkruante në komunikatën zyrtare të PSG-së.

Po ashtu, në listën e mungesave te gjigandi francez është edhe ylli brazilian Neymar, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here