Mourinho e do mbrojtësin e Kosovës

0

 

Skuadra e Romës ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht mbron ngjyrat e klubit tjetër italian, Torino.

Sipas medieve italiane, kërkesë e trajnerit Jose Mourinho është transferimi i mbrojtësit “dardan” në afatin kalimtar të verës.

Vojvoda ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij, pasi për pak vite ka arritur të jetë pjesë e një skuadre të madhe evropiane.

Ai për Kosovën është paraqitur në 41 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here