Opozitari serb sulmohet, një grup të rinjsh i vandalizojnë makinën

0

 

Makina e kryetarit të Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç është sulmuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.

Incidenti ka ndodhur para hyrjes së ndërtesës së aeroportit. Siç raportojnë mediat serbe, persona të panjohur i kanë thyer makinën opozitarit Jovanoviç dhe e kanë fyer atë.

Mësohet se opozitari serb po priste në aeroport disa miq që vinin nga shtetet perëndimore dhe e kishte parkuar makinën në krahun e ndalimit para hyrjes së ndërtesës së aeroportit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here