Policia: Grushtohet një person në Gjilan nga një person i maskuar

0

 

Në rrugën “Halim Orana” të Gjilanit, një qytetar, shtetas i Kosovës, ka pësuar lëndime nga një person i panjohur dhe i maskuar.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të fundit prej 24 orësh, sipas të cilit thuhet se personi në fjalë është grushtuar, me ç‘rast tek i përmenduri janë shkaktuar lëndime  trupore, ngjarje kjo për të cilën pohohet se motivet janë ende të panjohura.

Sipas policisë personi i lënduar pas kësaj ngjarje është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Ndërkaq njoftohet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here