Pushtimi i Beogradit më 1941, me vetëm gjashtë ushtarë gjermanë

0

 

Nga Adem Nimani

Kapitullimi i Mbretërisë jugosllave të dominuar nga Serbia, më 6 prill të vitit 1941, ka dëshmuar se sa i madh ishte gabimi e mashtrimi i fuqive të mëdha të kohës – Anglisë, Francës e BRSS-së – të cilat, pa asnjë fakt, asnjë analizë serioze, e formuan një shtet që për shumë dekada furnizoi me rrena gjithë Evropën.

Fuqitë e mëdha detyroheshin të shikonin andej nga Beogradi vetëm kur problemet që kishte krijuar Serbia ishin bërë aq të mëdha, sa ndërhyrja nga jashtë ishte e paevitueshme. Se çka mund të bëjë Serbia, bota dhe Evropa e kuptuan me luftërat e fundit të cilat akoma po i feston Beogradi zyrtar.

Ata që nuk e dinë, duhet të lexojnë për atentatin serb në Sarajevë, ku nëntoka serbe vrau trashëgimtarin e fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, Franz Ferdinandin, duke shkaktuar Luftën e parë botërore. Edhe në Luftën e Dytë Botërore Beogradi e luajti rolin e piromanit.

Krijesa e fuqive të mëdha, Jugosllavia, për një javë ra nën pushtim gjerman, si të mos kishte ekzistuar kurrë. Gazetari italian, Curzio Malaparte, për këtë pushtim thotë: “Ishte e dhimbshme mënyra e rënies së Beogradit, ndoshta më shumë se bombardimi”. Malaparte, i cili atëherë ishte reporter i gazetës së Milanos, “Corriere Della Serra”, e përshkroi atë ngjarje si kaos dhe anarki totale, pasi nga kryeqyteti serb ikën të gjithë “pushtetarët dhe trimat”. Ai vazhdon shkrimin e tij duke shtuar se “më në fund, në mbrëmje, para perëndimit të diellit, oficeri Fritz Klingenberg, me gjashtë ushtarë gjermanë merr Beogradin”.

Kjo ndodhi me 12 prill 1941”.

Klagenberg kaloi nëpër bulevardin që mbante emrin Mreti Aleksandër, i arrestoi 50 rezervistë jugosllavë para se të mbërrinte të Ambasada gjermane. Prej aty, nga radiostacioni iu paraqitë komandës se tij me fjalët se kryeqyteti serb ka rënë. Aty shkon edhe kryetari i Beogradit për të nënshkruar dorëzimin e qytetit.

Kligenberg u dekorua nga Hitleri me Kryqin Kalorësiak të Kryqit të Hekurt, për këtë fitore heroike.

Tre vjet e gjysmë më vonë, në luftimet për çlirimin e Beogradit thuhet se u vranë apo humbën jetën shumë ushtarë gjermanë, por sa ishte numri i tyre nuk u kuptua kurrë. Disa burime thonë se ishin 45 mijë, por kjo nuk kapërdihet lehtë, meqë janë ekzagjeruar për të fryrë “heroizmin” dhe “sakrificën” serbe.

P. sh., përmes serisë së dikurshme televizive, “Të çregjistruarit” (Otpisani), komunistët donin të na bindnin se lufta çlirimtare në kryeqytetin e Jugosllavisë ishte në nivel me mbrojtjen e Stalingradit. Por, me vite gjatë okupimit nuk është vrarë asnjë gjerman i vetëm.

Në një shënim tjetër thuhet se i pari gjerman që humbi jetën ishte viktimë e rrethanave kur ishte bërë një përpjeke për lirimin e Aleksandar Rankoviqit. Në të vërtetë, Rankoviqi ishte arrestuar derisa po organizonte vendosjen e një mine në stacionin e trenit, por e zënë kuislingët serbë dhe ia dorëzojnë Gestapos. Pasi e torturuar, humb vetëdijen dhe e dërgojnë në spital. Largimin e tij nga spitali e planifikuan Spasenija Cana Baboviq dhe Gjuro Strugar, kinse me urdhër të Titos. Kështu, në një episod të serisë së sipërpërmendur, në aksion paraqiten 60 persona që e bllokuan tërë komunikacionin. E, gjermanët e “trullosur” nuk e dinin as se çfarë po ndodhte (meqë episodi u xhirua më 1974, kohë kur Rankoviqi ishte i anatemuar, skenaristët e ndryshojnë emrin e tij me të komunistes Ivanka Muaçeviq-Nikolishi). Ushtari gjerman që humbi jetën kaloi rastësisht andejpari. Ushtari i dytë gjerman vritet teksa mbante një pako në duar, kur po kthehej nga posta. Sulme kishte, por në vetëm këto dy raste viktima ishin gjermanët. Prandaj, komunistët i kishin në cak më shumë bashkëpunëtorët e gjermanëve, vrasje këto që nuk u intereson shumë gjermanëve. Komunistët nuk i vrisnin as xhandarët e as rojtarët. Vetëm një xhandar ka humbur jetën – Aranxhel Jovanoviq – gjatë aksionit për shpëtimin e Rankoviqit, pasi u përpoq të pengonte komunistët të hynin në spital dhe u vra në këtë rast. Pra, serbët gjatë Luftës së Dytë Botërore luftonin më shumë me njeri-tjetrin se me gjermanët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here