Qeveria me urgjencë të vendosë për rritjen e pagës minimale

0

 

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se gjendja e punëtorëve, sidomos e atyre në sektorin privat në Kosovë, nuk është e mirë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të vendosë për rritjen e pagës minimale. “Kërkojmë që paga minimale të rritet sa ma parë që të jetë e mundshme në mënyrë që ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë ai në këtë intervistë për “Epokën e re”. Po ashtu, Hykolli ka kërkuar miratimin e Ligjit për Pagat dhe të atij për Sigurimet Shëndetësore

Albulena S. MAVRAJ

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që meurgjencë të vendosë për rritjen e pagës minimale. “Qeveria duhet që me urgjencë të vendosë për rritjen e pagës minimale si parakusht për tejkalim të krizës sociale që ka shkaktuar rritja e vazhdueshme e çmimeve”,ka thënë Hykolli.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka numëruar një varg ligjesh që, sipas tij, duhet të jenë prioritet i Qeverisë së Kosovës sa i përket respektimit të të drejtave të punëtorëve. “Urgjent është ndryshimi i pagës minimale, pastaj Ligji i Pagave, zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore etj.”, ka deklaruar ai.Po ashtu, Hykolli ka kërkuar edhe shtimine numrit të inspektorëve.“Natyrisht që nuk ka numër të mjaftueshëm të inspektorëve. Qeveria duhet të bëjë më tepër jo vetëm në këtë drejtim, por duhet edhe ta ndryshojë qasjen ndaj punëtorëve duke ua kthyer dinjitetin me pagë dhe mbështetje”, ka thënë Hykolli

“Epoka e re”: Z. Hykolli, tani keni mandatin e parë në krye të BSPK-së.Çfarë hapash keni ndërmarrë që nga ardhja në këtë pozitë?
Hykolli:Unë isha pjesë e BSPK-së edhe më herët, në pozitën e nënkryetarit, andaj tranzicioni ishte i lehtë sepse edhe më herët kam qenë në rrjedha. Ne e patëm një kongres të organizuar shkëlqyeshëm prej të cilët dolën organet e reja, përfshirë edhe kryetarin e ri. Tani jemi në fazën e konsolidimit të brendshëm të kryesisë dhe nënkryetarëve. Në të njëjtën kohë ne jemi angazhuar menjëherë për përkrahje të punëtorëve. Kemi iniciuar punën e Këshillit Ekonomik-Social dhe presim qeverinë të na bashkëngjitet në mënyrë që ta ndryshojmë pagën minimale. Gjithashtu, kemi kërkuar miratimin e marrëveshjes kolektive, Ligjit për Paga si dhe implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

“Epoka e re”:Si e vlerësoni gjendjen e punëtorëve në sektorin privat në Kosovë, konkretisht  respektimine Ligjit të Punës?
Hykolli:Gjendja e punëtorëve në përgjithësi është jo e mirë, ndërsa në sektorin privat është mëe vështirë meqë ka ngecje të respektimit të Ligjit tëPunës. Megjithatë, nuk është vetëm ky një ndër problemet. Vështirësia më e madhe është mosndryshimi i deritashëm i pagës minimale, duke bërë që në sektorin privat pagesat të jenë shumë të ulëta. Ne si BSPK kërkojmë që paga minimale të rritet sa ma parë që të jetë e mundshme, në mënyrë që të reflektojë rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e çmimeve.

 “Epoka e re”:Sa i përket numrit të inspektorëve, sa ka kapacitet Kosova për inspektim të kushteve të punës dhe çfarë numri të inspektorëve duhet të kemi në mënyrë që të përfillën të drejta e punëtorëve?
Hykolli: Natyrisht që nuk ka numër të mjaftueshëm të inspektorëve. Qeveria duhet të bëjë më tepër jo vetëm në këtë drejtim, por duhet edhe ta ndryshojëqasjen ndaj punëtorëve, duke ua kthyer dinjitetin me pagë dhe mbështetje.

“Epoka e re”:Në cilat aspekte duhet të intervenohet me urgjencë sa iu përket kushteve të punës
Hykolli:Urgjent është ndryshimi i pagës minimale, pastaj Ligji i Pagave, zbatimi i Ligjit tëPunës, Ligjit për Sigurime Shëndetësore etj.

“Epoka e re”: Në Kosovë kemi rritje çmimesh, por jo edhe ngritje të pagave.Si duhet të veprohet në këtë drejtim?
Hykolli: Siç thashë edhe mëparë, qeveria duhet që me urgjencë të vendosë për rritjen e pagës minimale si parakusht për tejkalimine krizës sociale që ka shkaktuar rritja e vazhdueshme e çmimeve.

 “Epoka e re”:Z. Hykolli,shqetësuese prej kohësh shihet dhe mungesa e sigurimeve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. A e keni adresuar këtë çështje?
Hykolli:Zbatimi i Ligjit përSigurime Shëndetësore është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Policinë e Kosovës, por edhe për të gjithë të punësuarit e tjerë. Andaj ne kërkojmë nga qeveria që të fillojë zbatimi i këtij ligji që nga viti i ardhshëm.

“Epoka e re”: Cili është bashkëpunimi i BSPK-së me vendet e rajonit, meqë me rastin e zgjedhjes suaj kemi parë edhe homologun tuaj nga Shqipëria?
Hykolli: Ne si BSPK kemi bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatat rajonale, evropiane dhe botërore. Ky bashkëpunim shkon përtej takimeve formale siç ishte kongresi, duke synuar një bashkërendim aktivitetesh dhe veprimtarish në dobi të punëtorëve. Gjithashtu, të gjithë mund të përfitojmë nga shkëmbimi i ideve dhe përvoja më të mira. Ne do të vazhdojmë të kultivojmë këtë frymë bashkëpunimi me sindikatat e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here