Qeveria: Pensionet nuk do të jenë nën 100 euro

0

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori në 100 euro

Ekzekutivi në mbledhjen e sotme qeveritare, vendosi edhe për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, prej datës 1 janar 2022 deri më 31 gusht 2022.

Ndërkohë, themeluan Njësinë për ekspertizë.

“Qeveria jonë është e interesuar të tërheq profesionist brenda dhe jashtë vendit. Të mbështes institucione në fusha të ndryshme dhe mbështesë reformat në arritjen e objektivave prioritare në vend”, tha kryeministri Albin Kurti.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro.  Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here