Ramaj: Synojmë të ecim drejtë menaxhimit të mirëfilltë të mbeturinave

0

 

Kompania rajonale për grumbullimin e mbeturinave “Ecohigjiena” me seli në Gjilan, aktualisht ka një staf prej 120 punëtorësh në njësitë e saja punuese: Gjilan, Viti, Kamenicë dhe me një numër të vogël prej tyre në Novoberdë.

Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie për Gazetën Online, “GJILANI INFO” tha tash për tash numri i klientëve që ka kompania në fjalë sillet diku në rreth 27 mijë klientë të regjistruar.

Sipas tij thuhet se ka edhe konsumatorë që ende nuk janë regjistruar, të cilëve për ҫdo ditë u bëhet apel që të regjistrohen, me qëllimin më të mirë që të rritet numri i tyre, gjë kjo që edhe po ndodhë dita-ditës.

“Kur kemi filluar punën me kompaninë për grumbullimin e mbeturinave “Ecohigjiena”, në vitin 2012, ishte një numër prej 17 mijë mijë klientësh aktiv, kurse nga viti në fjalë e këndej, janë diku 10 mijë më shumë”, ka thënë drejtori Ramaj.

Ai tha se në periferi të komunave është paksa më vështirë për t’i kyqur klientët në sistemin e grumbullimit të mbeturinave, mirëpo falë angazhimit të strukturave komunale, ka të atillë që edhe po paraqiten kohëve të fundit për regjistrim si klientë të kësaj kompanie.

Gjithashtu merret vesh se tarifat për klientët e kësaj kompanie janë të caktuara dhe si të tilla nuk kanë ndryshue që nga viti 2012 e këndej.

“Për konsumatorët që ne i quajm amvisëri tarifa është 5 euro muaji, kurse për bizneset dhe institucionet variron, varësisht se ҫfarë shërbimesh iu kryhen”, tha ai.

Sipas Drejtorit Ramaj secili konsumator është i obliguar që t’a bëjë pagesën mujore, ngase atyre iu ofrohen shërbime. Ndryshe as shërbimi nuk ka efekt dhe qëndrueshmëri.

“Ne nuk i obligojmë për të paguar shërbimet tona vetëm rastet sociale që nuk kanë të ardhura e që jetojnë dhe mbijetojnë me ndihmat sociale që kapin vlerën prej diku 70 apo 80 eurosh në muaj. E poashtu nga pagesa kemi liruar edhe veteranët dhe invalidët e luftës.”, thotë ai.

Ndërkaq thuhet se synim i kompanisë në fjalë nuk është vetëm rritja e numrit të konsumatorëve, por edhe nxitja apo futja e tyre në sistem të grumbullimit të rregullt të mbeturinave. Pastaj në bashkëpunim me komunat që të hatrohet plani për ndarjen-separimin e mbeturinave që do të ishin futur në funksion të riciklimit, e mandej të përgaditet dhe përdoret si lëndë e ripërpunueshme. E të tilla ka mjaftë, si: plastikë, shishet, metalet, kanaqet e ndryshme, letrat, kartonazhet, pastaj mbeturinat organike, ku përfshihen edhe barishtet e ndryshme mbetje ushqimi, etj.

“Është synim i yni që të shkojmë drejt menaxhimit të mirëfilltë të mbeturinave që do të thotë jo vetëm që të bëhet grumbullimi dhe bartja e tyre deri në deponi, por që të krijohet një veprimtari e atillë që sa më pak mbeturina të baten në deponi, sepse ndryshe po degradohet natyra”, thuhet tutje.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ka të atillë që fshihen për të mos paguar mbeturinat. E, ata janë që hedhin mbeturinat përskaj rrugëve, përrojeve, lumenjëve, apo gjetiu. Janë pikërisht ata që nuk paguajnë e nuk kyqen në sistemin përkatës. E poashtu janë edhe deponitë ilegale nëpër vendbanime siҫ janë: Stanishori, Kuvca dhe Uglari e Pograxha.

“Shërbimi ynë funksionon edhe nëpër këto fshatra, por ka në mesin e tyre që nuk duan të kyqen në sistem, apo thënë ndryshe nuk e kanë vullnetin për mirëmbajtjen e ambientit. Kurse ne nuk e kemi mundësinë që t’i detyrojmë, sepse nuk jemi organ shtetëror, por që këtë mundësi e kanë komunat me subjektet e veta, e që në një formë apo tjetër detyrimisht t’a pranojnë shërbimin., thuhet në vijim.

Sipas tij, me ligj shërbimi i grumbullimit të mbeturinave është i detyrueshëm, kurse qytetarët janë të detyruar për t’i lënë mbeturinat në vendin e caktuar.

Ndërsa kur është fjala për bashkëatdhetarët tanë nga Diaspora thuhet se në ҫdo proces të zhvillimit në Kosovë, roli dhe kontributi i tyre ka vendin e vetë të meritueshëm.

“Edhepse janë atje ku janë dhe kryejn obligimet e veta në vendin ku jetojnë e punojnë, kur vijnë këtu dhe kalojnë kohën dy javëshe apo një muaji, apo shprehur ndryshe në periudhen verore kur pjesa dërmuese e tyre është këtu, në një formë apo tjetër kanë pranue me kënaqësi një pagesë simbolike që ne iu kemi prezantuar e cila është pranuar prej tyre pa ndonjë vërejtje.

Kjo është edhe një ndihmesë për kompaninë respektivisht për mbulimin e atyre humbjeve që krijohen nga rastet sociale, ku kemi diku mbi 2500 klientë që janë të liruar prej pagesave, e në një farë forme kjo mbulon njëra tjetrën”, tha drejtori Ramaj.

Tutje ai thotë se edhe ata që nuk janë të kyqur në sistem e mbajt pastërtinë, apo ndryshe thënë mirëmbajtjen e natyrës respektivisht atë që e kanë pronë të vetën. Dhe askush nuk i hedh mbeturinat në arën e vetë, as në oborre. Për të tillët thuhet se mbeturinat i hudhin aty ku nuk është prona e tyre.

“ Të përmendurit thonë se kjo është pronë e komunës dhe mbeturinat e hudhura aty i largon vetë komuna, por në fakt secili prej tyre turpërohet me i pas mbeturinat në oborr apo pronat e tyre. Madje edhe rastet sociale me kënaqësi e kishin pague, por nuk e kanë mundësinë me e pague derisa ne e kemi mundsinë me i lirue, sepse nga konsumatorët e rregullt mbulohen këto shpenzime, pastaj bëhet pagesa e transportit të mbeturinave riparimi i automjeteve, pagesat e pagave, e tatimeve shtetrore e që gjithë kjo është një zingjir prej atij që e hudhë mbeturina e deri tek ai që e trajton. Pra, pa pagesa nuk do të kishim pas mundësi me e mirëmbajt ambientin si deri me tash dhe as që mundemi në të ardhmen”, tërheq vëmendjen drejtori Ramaj./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here