Reja: Xhaka po i refuzon thirrjet e Shqipërisë

0

 

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka thënë se Taulant Xhaka i ka hedhur poshtë thirrjet e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, duke pretenduar se ai dëshiron t’i përkushtohet vetëm klubit të vet Basel.

Mesfushori 30-vjeçar nga Kosova nuk është paraqitur për Shqipërinë që prej tetorit 2019.

Xhaka – i cili i ka bërë 30 paraqitje, një gol dhe një asist në të gjitha garat për kuqezinjtë – nuk iu është përgjigjur ftesave të Shqipërisë duke u ankuar në telashe fizike, po ashtu, sipas Rejas.

Duke folur para ndeshjeve vendimtare ndaj Hungarisë dhe kundër Polonisë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022, Reja tregoi se Xhaka nuk ka pranuar të luajë për Shqipërinë as në ndeshjet e kaluara në shtator e as tani në tetor.

“E vërteta është se unë e kam ftuar disa herë, por ai ka refuzuar vazhdimisht. Fillimisht u justifikua me problemet fizike, por na refuzoi edhe në shtator, ndaj është e kotë të vijojmë t’i dërgojmë më ftesa”, tha Reja të hënën në një konferencë për media në Tiranë.

Ai shtoi: “Ndoshta ka vendosur të përkushtohet te klubi i tij, por kjo është zgjedhje personale. Më vjen keq, pasi mund të na jepte një dorë në këto momente”.

Shqipëria është në vendin e dytë në Grupin I me 12 pikë, katër më pak se liderja Anglia dhe një më shumë se Polonia. Dy fitore në ndeshjet e tetorit do ta dërgonin kombëtaren kuqezi një hap më afër pjesëmarrjes historike në Katar 2022.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here