Samsung Galaxy S21 FE do të kushtojë 660 euro

0

 

Samsung po përgatitet të prezantojë telefonin inteligjent Galaxy S21 FE, i cili do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra.

Galaxy S21 FE pritet të dalë në treg në janar dhe deri më tani janë zbuluar disa detaje rreth tij.

Modeli bazë do të ketë 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme dhe do të shitet me çmimin 660 euro. Versioni me 256 GB memorie do të kushtojë 705 euro. Në Gjermani do të duhet të ndahen 649 dhe 699 euro për këto modele.

Galaxy S21 FE do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra, të zezë, të bardhë, rozë dhe jeshile.

Pajisja do të përdorë procesorin Snapdragon 888 të Qualcomm, ose Exynos 2100 për tregjet e zgjedhura.

Përpara do të jetë një ekran 6.4 inç FullHD + AMOLED dhe një kamerë selfie 32 mp.

Shpejtësia e rifreskimit të ekranit do të jetë 120 Hz dhe do të mbrohet nga Corning Gorilla Glass.

Sensori i gjurmëve të gishtave do të integrohet në ekranin e përmendur.

Në pjesën e pasme do të ketë tre kamera, ajo kryesore prej 64 mp dhe sensori ultra i gjerë dhe i thellësisë.

Pajisja do të mbështesë rrjetin 5G dhe do të mundësohet nga një bateri 4,500 mAh që mbështet karikim të shpejtë 15 W.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here