Samsung përpiqet të tregojë se telefonat e tij të palosshëm janë të fortë

0

 

Samsung po ndan detaje të reja se si teston qëndrueshmërinë e Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3.

Sidoqoftë, është e paqartë saktësisht pse Samsung po e lëshon këtë informacion tani, veçanërisht duke pasur parasysh që të dy telefonat u lansuan në gusht.

Por kjo ndoshta na bën të mendojmë se mund të jetë një përpjekje “për të qetësuar frikën e shkaktuar” nga raportet e fundit të çarjeve në ekranet e Galaxy Z Flip 3.

Në një video të postuar në faqen e saj të internetit, Samsung tregon disa teste të ndara.

Njëri i ka telefonat në një dhomë mjedisore, ku Samsung teston telefonat në klimë të ndryshme për t’u siguruar që ata ende punojnë – një test tjetër i përfshinë telefonat në ujë – ndërsa në një tjetër palos të dy telefonat pa pushim.

Megjithatë, testet e Samsung të treguara të hënën nuk trajtojnë në mënyrë specifike çështjen pse ekranet Z Flip 3 duket se po plasariten.

Siç vënë në pah mediat, ka një numër në rritje të raporteve të plasaritjeve që shfaqen në mes të ekranit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here