Shaqiri: Kualifikimi në Botëror ishte qëllimi ynë!

0

 

Zvicra arriti të siguronte kualifikimin direkt për në “Katar 2022”, pas fitores 4-0 kundër Bullgarisë, duke i rrëmbyer kështu Italisë vendin e parë, teksa kjo e fundit është e detyruar të udhëtojë nga faza ‘Play Off’ për të arritur në botëror vitin e ardhshëm.

Xherdan Shaqiri një nga futbollistët më të dalluar që ka kombëtarja e Zvicrës, pas kësaj fitoreje është shprehur shumë i lumtur, duke treguar se ky ishte qëllimi i tyre në këto eliminatore të shkoni direkt në “Katar 2022”, pa dashur të bëjnë kilometra të tëra nga ‘Play Off’.

“Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. E dinim që kishim një shans. Komplimente ekipit për atë që bënë në këto eliminatore. Duhet falënderuar edhe Murat Jakin. Nuk e ishte e lehtë të ndiqte gjurmët e Vladimir Petkoviç.

Kishim shumë mungesa. Por besoj se të gjithë do të donin të ishin në fushë sot. I përshëndes të gjithë: Granitin, Brel Embolo… Ju presim që të shkojmë të gjithë bashkë në Katar”, theksoi Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here