Shaqiri: Penalltia për Italinë qesharake, fitojmë me Bullgarinë

0

 

Zvicra mbajti gjallë shpresat për kualifikimin direkt në Katar 2022 falë barazimit që mori ndaj Italisë mbrëmjen e së premtes.

Rezultati 1-1 la gjithçka të hapur përsa i përket garës për vendin e parë në grupin C që do të përcaktohet në ndeshjet e fundit, me Italinë që sfidon Irlandën e Veriut në transfertë dhe Zvicrën që pret në shtëpi Bullgarinë.

Në rast se dy përfaqësueset e mbyllin grupin në kuotë të barabartë pikësh, vendi i parë do të përcaktohet nga goleavarazhi me kampionët e Europës që kanë dy gola avancë ndaj helvetëve. Për sfidën ndaj të kaltërve foli për mediat një nga liderët e Zvicrës, pikërisht Xherdan Shaqiri i cili theksoi se penalltia për Italinë ishte qesharake ndërsa u shpreh se ka besim te kualifikimi direkt në Botëror i helvetëve.

“Në lojë jemi paraqitur me një plan tonin. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. I kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E kemi merituar këtë barazim. Penalltia ishte pak qesharake për mua, por është pjesë e futbollit. Çdo gjë është ende në dorën tonë. Nga kjo pikë e e këndvështrimit, mund të jemi të kënaqur. Bullgaria duhet të mposhtet së pari. Jam i bindur se shumë tifozë do të vijnë në stadium”, ka deklaruar Xherdan Shaqiri pas ndeshjes, transmeton SS.

Zvicër-Bullgari do të luhet të hënën në Swisspoarena në Lucernë në orën 20:45.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here