SHBA i dërgon Ukrainës dy anije patrullimi, mes tensioneve me Rusinë

0

 

Dy anije ushtarake patrullimi u dërguan sot nga SHBA për flotën e Ukrainës në portin jugor të Odesa, mes zhuramve në Perëndim se Rusia mund të sulmojë fqinjin e saj.

Dy mjetet ushtarake detare të kategorisë se mesme, janë pjesë e paketës së ndihmës së sigurisë nga Uashingtoni. Ato mbërritën në portin e Detit të Zi në bordin e një transportueseje, sic raportonin fotografët e rrjetit AFP. SHBA ka thënë se ka furnizuar ushtrinë e Ukrainës me ndihma deri në $2.5 miliardë që prej nisjes së konfliktit.

Dy mjete të tjera të të njëjtit tip janë dërguar për Ukrainën në 2019, për patrullime në detin e Zi dhe detin Azov, tha ministria vendase e mbrojtjes. Deti i Zi është një rajon i ndjeshëm për Rusinë, e cila kontrollon gadishullin e Krimesë që prej aneksimit nga Ukraina në 2014. Prej atëherë, Kievi lufton në konfliktin në lindje të vendit me separatistët pro-rusë, në konfliktin që deri tani ka marrë më shumë se 10,000 jetë.

Sot zëdhënsi i presidentit Vladimir Putin tha se Kremlini është i shqetësuar për armatimet që vijnë nga perëndimi në Ukrainë. Rusia ka thënë se nëse Kievi përdor dronë në konfliktin në lindje, do të kundërpërgjigjet me mjete të ngjashme për separatistët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here