Shkollat në Vërban dhe Radivojc bëhen me kabinet të informatikës

0

 

Falë të një donacioni të bashkatdhetarit tonë, Tahir Shabani, komuna e Vitisë, ka bërë dy shkolla fillore të mesme të ulët me kabinete të informatikës.

Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, kanë vizituar shkollat fillore të mesme të ulët “ 28 Nëntori” në Vërban dhe “ Nazmi Pajaziti” në Radivojcë, për të parë nga afër kabinetet e informatikës që janë kompletuar.

Ata kanë falënderuar bashkatdhetarin, Tahir Shabani për këtë donacion, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e procesit mësimor në fushën e teknologjisë informative sidomos në këtë kohë të epokës digjitale./GJILANI INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here