Shqiptarja, menaxhere auditimi për kompaninë më të njohur audituese në Belgjikë

0

 

Arritjeve të shqiptarëve në Belgjikë pa dyshim i shtohet edhe Adelina Hajzeraj, një menaxhere e suksesshme në një ndër „top“ kompanitë më të mëdha në Belgjikë, shkruan albinfo.ch.

Ajo në fakt punon si menaxhere auditimi për një nga kompanitë më të njohura audituese në Belgjikë, në KPMG.

Ka studiuar Master për Ekonomi dhe Financa te Charles University.

Ajo është mjaft aktive në çështjet e mbrojtjes së natyrës dhe organizatore e nismave për pastrimin e ambientit. Adelina ndodhet larg vendlindjes, por jep gjithmonë kontributin e saj në mbrojtjen e mjedisit. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here