Sot tri ndeshje në Superligë, vëmendja në derbin Gjilani – Drita

0

 

Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës

Dueli kryesor zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku Gjilani e pret Dritën në derbin e madh kosovar.

Të dy skuadrat kryesojnë në tabelë me nga 25 pikë dhe kërkojnë fitoren për t’u shkëputur të vetme në pozitën e parë.

Interesant pritet të jetë edhe dueli i cili zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica do t’i bëjë konak ekipit të Llapit.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës në Suharekë. Të gjitha duelet fillojnë në orën 13:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here