Synonte trafikimin e drogës, arrestohet kosovari

0

 

Një qytetar nga Kosova, me inicialet I.B është kapur para pikës kufitare Dheu i Bardhë në anën serbe të kufirit, Bujanovc, me reth gjysëm kilogrami që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Arrestimi i kryer nga policia serbe erdhi pasi i njejti sipas burimeve policore  ishte nën përcjellje policore, duke qenë se ishte arrestuar edhe më herët për të njejtat vepra penale. Lajmi i dhënë nga policia serbe saktëson se qytetarit me inicialet I.B i është shqiptuar masa arrestit dhe është dërguar në Vranje.

Duke qenë i njohur për policinë, recidivist, me shumë vepra penale dhe ftyrë e njohur, qytetari me inicialet I.B, nga Suhareka, nuk u lejua të kalonte kufirin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here