Targat, shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’u shkaktojë telashe

0

 

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në situatën e krijuar me reciprocitetin e targave, shteti serb e mban fajin. Kamberi ka thënë se mosrespektimi i marrëveshjes lidhur me tabelat është theksuar edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Serbinë në vitin 2020. Ai ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shtesë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sigurisht që shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’ju shkaktojë telashe shtesë, së pari rreth tollovisë që do të shkaktohet në vendkalimet kufitare në Konçul e Muçibabë, por, nëse Serbia duhet bindur se duhet respektuar marrëveshjet e nënshkruara, nëse ky vendim i reciprocitetit është vlerësuar si rrugë drejt arritjes së këtij qëllimi, duhet pritur reagimet”, ka thënë Kamberi për “Express”.

Më tutje, Kamberi ka thënë se në situatën e krijuar, Serbia mban fajin pasi s’ka respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Duket theksuar se është Serbia ajo që nuk po respekton disa Marrëveshje të arritura në Bruksel e në mesin e tyre edhe Marrëveshjen në lidhje me tabelat e regjistrimit, prandaj, në situatë të këtillë ajo mban fajin për situatën më të re”, ka thënë Kamberi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here