Tuesday, January 18, 2022
Ballina Lajme Kosova Testi PISA, Qehaja: Rezultatet s’mund të jenë më të mira se herën...

Testi PISA, Qehaja: Rezultatet s’mund të jenë më të mira se herën e kaluar

0

 

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja në një intervistë për Ekonomia Online po e vlerëson si të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të  marrë pjesë në testin PISA këtë vit.

Por ai është skeptik se rezultatet do të jenë më të mira se në testin e kaluar, duke shtuar se këto rezultatet janë pasqyrë e gjendjes në arsim.

“Qeveria e Kosovës tashmë e ka komunikuar vendimin edhe këtë vit për pjesëmarrje në testin PISA. Si i tillë vlerësojmë që është një vendim i mirë pasi që e ruan atë trendin statistikorë të performancës së nxënësve dhe mbi të gjitha testi PISA po na rikthen në atë vëmendjen për gjendjen e vërtetë të arsimit në rangim ose në rezultat të testit PISA”.

“Të metat e sistemit tonë arsimorë janë shumë evidente. Dështimet në zbatim të korrikulës me kompetenca janë të dëshmuara që ndikojnë drejtë për së drejtë pastaj edhe në rezultatet e testit PISA. Dhe për rrjedhojë nuk besojmë që mund të ketë një rezultat më të mirë se sa nga viti paraprak”.

Pandemia thotë ai mund të ketë ndikim në rezultatet e PISA-s, prandaj sipas tij, kjo do të thotë rikthim në vëmendje për investime në zbatim të mirëfilltë të korrikulës, raporton EO.

“Pandemia  do të ketë ndikim ashtu sikur se edhe në vendet e tjera mirëpo do të jetë shumë më e shfaqur tek vendi jonë pasi që pasi që ata 15 vjeçar që janë subjekt testimi i kanë 2 vite përtej plot viteve tjera në zbatim të një korikule jo të mirë. I kanë edhe 2 vjet të shthurura për shkak të pandemisë dhe të gjitha këto konvertohen në një performancë jo të mirë edhe në testim”.

“Dështimi në testin PISA do të jetë rikthim në vëmendje për investime në zbatim të mirëfilltë të korrikulës. Pra të instalojmë zbatimin e mirëfilltë të korikulës me kopetencë, të largojmë memoritimin nga mësimdhënia, në mënyrë që ato vite në proces të mësimënxënies, për nxënësit tanë të mos jenë vite të humbura, por të jenë diçka që u shërbejnë atyre në proces të mësimnxënies dhe në karrierë të mirëfilltë në të ardhmen”.

Testi PISA ishte paraparë të mbahet në vitin që shkoj, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë.

Ky lloj testi bëhet çdo tre vjet në tri kategori: shkencë, matematikë dhe lexim, si dhe teston një mostër të nxënësve 15 vjeçarë në një vend.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here