Vigjilenca Abazi, me një përvojë të gjerë profesionale në institucionet ndërkombëtare dhe akademike

0

 

Vigjilenca Abazi, me një përvojë të gjerë profesionale në institucionet ndërkombëtare dhe akademike dhe është vlerësuar për hulumtimin e saj mbi temën relativisht të re të sinjalizimit në Bashkimin Evropian, në fushën e shkencave të sjelljes, shkencave sociale dhe Juridike, shkruan albinfo.ch.

Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, e njëra nga këto është edhe shqiptarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.

Është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.

Po ashtu, vlen të theksohet se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it, “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”.

Kërkimi i saj ndërdisiplinor, duke kombinuar ligjin, shkencën politike dhe teorinë politike, siguron depërtim në forcimin e zërit të publikut përmes mbrojtjes ligjore. Ky studim i parë i thelluar mbi sinjalizimin zbulon gjithashtu kompleksitetin ligjor të Bashkimit Evropian. Shqiptarja Abazi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në vlerësimin e arsimit dhe kërkimit jashtë shkencës. Ajo e bën këtë me leksionet dhe punët e saj ndërkombëtare, angazhimin e saj për ta bërë arsimin të arritshëm për vajzat dhe gratë dhe për hir të përsosmërisë akademike që ajo posedon. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here