Xherdan Shaqiri zbulon të ardhmen pas futbollit

0

 

Xherdan Shaqiri pasi kaloi tri vite te Liverpooli u transferua tek skuadra e Lyonit në Francë ku në 4 ndeshje si titullar ka arritur të shënojë dhe një gol.

Paraqitjet e mira në Europian me Zvicrën e vendosën Shaqirin në listën e disa skuadrave në merkaton e verës, por në fund sulmuesi nga Gjilani vendosi të vazhdojë karrierën në Francë.

Në një intervistë për gazetën ‘’Progress’’, 29-vjeçari është shprehur se e sheh veten në futbollin e luajtur dhe për shumë vite, ndërsa pasi të mbyllë karrierën do t’i drejtohet menaxhimit në futboll.

“Ndihem mirë për aq kohë sa ijet dhe gjuri rezistojnë akoma, unë jam i lumtur. E dua futbollin dhe shpresoj të luaj sa më gjatë. Kur të tërhiqem mendoj se do të qëndroj në botën e futbollit, ndoshta do të bëhem menaxher’’, u shpreh Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here