Ylli i Shqipërisë në formacionin më të mirë të javës në La Liga

0

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Rayo Vallecanos në Spanjë, Ivan Balliu është duke kaluar momentin më pozitiv në karrierë.

Balliu është një titullar i padiskutueshëm me klubin e La Liga-s e cila këtë sezon po kalon një moment të mirë pasi ndodhet vetëm 2 pike pas Barcelonën e vendin të 6-të.

Ndeshja e fundit përballë Real Betis ishte ndoshta më e mira e këtij sezoni deri më tani për shqiptarin i cili realizoi edhe golin e barazimit për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është përzgjedhur nga La Liga si një nga 11 lojtarët e formacionit të javës përkrah si yjeve të mëdhenj si, Benzema, Vinicius apo Oyarzabal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here