Zvicër: Themelohet Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

0

 

Kryetar në mandatin një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, Fadil Selmani nga Medvegja.

Në qytetin e Cyrihut u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).

“Këto shoqata të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme, me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë, transmeton Albinfo.ch.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në Kryesinë e kësaj shoqate u zgjodhën nga dy përfaqesues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa për kryetar në mandatin njëvjeçar (me rotacion), nga Kryesia e re u zgjodh Fadil Selmani nga Medvegja.

Themelimi i Lidhjes vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër më 29 maj 2021, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Në themelimin e LSHPMBZ ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj Lidhje, uroi zgjedhjen e Kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here